Kremlini thotë se negociatat me Ukrainën janë ngrirë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për media ka thënë se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës janë aktualisht të ngrira.
Peskov e akuzoi Kievin për deklarata kontradiktore që Moska nuk i kupton, raporton CNN.
“Negociatat janë ngrirë me vendimin e palës ukrainase. Në përgjithësi, udhëheqja e Ukrainës vazhdimisht bën deklarata që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Kjo nuk na lejon të kuptojmë plotësisht se çfarë dëshiron pala ukrainase”, tha Peskov.
Ndërkaq, dje Peskov tha se Moska pret që Kievi të pranojë status quo-në dhe të përmbushë kërkesat e tij territoriale, pas komenteve të ish-sekretarit të shtetit të SHBA-së, Henry Kissinger, që duket se sugjerojnë se Ukraina duhet të pranojë t’i japë Rusisë Krimenë dhe pjesën më të madhe të rajonit të Donbasit./21Media