Krenaria e Kosovës feston ditëlindjen, kaq vjet i mbushi sot

 

Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e 30-të.

Në mesin e shumë urimeve, Klemendi ka marrë një urim për ditëlindje edhe nga trajneri i saj, Driton Kuka.

Kuka i është mirënjohës Kelmendit për të gjitha emocinet që kjo e fundit ia ka dhururuar.

Heroinë!
Urime Ditëlindja
Shumë krenar me veprën tande!
Të jam mirënjohës deri në frymën e fundit për krejt emocionet…

Posted by Driton Toni Kuka on Saturday, May 8, 2021

Ndryshe, Majlinda Kelmendi vazhdon të mbetet emri më i njohur nga Kosova në botë sa i përket sportit.  Në vitin 2009, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo ka arritur vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Marok dhe ka përfunduar e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni. Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i ka dhënë Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo e ka mundur kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro. Kelmendi e ruajtur titullin botëror në vitin 2014.

Në shkurt të vitit 2016, Majlinda ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë radhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos në Kazan, Rusi. Në Lojrat Olimpike 2016 ajo është bërë atletja e parë kosovare që ka fituar medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike. 

Ndërsa, në vitin 2021, Majlinda Kelmendi ka fituar medalje të bronztë në Doha të Katarit. Një muaj më vonë, ajo ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, në Tel Aviv./21Media

Back to top button