Krijuesi i hitit “Espresso Macchiato”, këtë vit do të performojë në Kosovë

Hardh Fest, një nga festivalet më të njohura agro-kulturore dhe muzikore në Kosovë, do të mirëpresë këtë vit një emër të veçantë të skenës ndërkombëtare – artistin estonez Tommy Cash.

Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e festivalit përmes një njoftimi në Facebook, duke konfirmuar se performanca e tij do të jetë pjesë e edicionit të radhës, që si zakonisht mbahet në fillim të muajit shtator në qytetin e Rahovecit.

Tommy Cash u bë një nga emrat më të përfolur të Eurovisionit këtë vit, duke përfaqësuar Estoninë me këngën e tij “Espresso Machiato”. Kënga e tij fitoi popullaritet të madh edhe para fillimit të festivalit evropian, duke u bërë virale në rrjete sociale dhe në media. Me stilin e tij unik, performancat e guximshme dhe qasjen e veçantë artistike, Tommy Cash rrëmbeu vëmendjen e publikut në mbarë Evropën.

Back to top button