Krimet e luftës: Sfidë -mungesa e dëshmitarëve
Hajdari: Nga Eulexi kemi pranuar rreth 900 lëndë për krime luftës
Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër një serbi për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”. Sipas prokurorisë i pandehuri gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare kundër personave dhe pasurisë që janë të mbrojtura me dispozitat përkatëse në Konventat e Gjenevës. Për krimet e luftës u diskutua edhe në panelin me temë “Krimet e luftës – sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarët”.(E pergaditi: Valmira Hoti)./21Media