Kritikat për vizitën në Mitrovicë, reagon Presidenca

Bekim Kupina ,këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina ka reaguar pas kritikave që Osmani mori për vizitën e saj në Mitrovcë.

Kupina ka reaguar konkretisht ndaj deklaratës së a analistit Shenoll Muharremi i cili e  ka quajtur vizitën e Osmanit te kryetari i ri i Mitrovicës, si turp i madh.

“Të thuash se Presidentja ‘nuk ka shkuar ta uroj askënd tjetër’,  është tërësisht e pavërtetë. Si një përcjellës i zhvillimeve politike, nuk do të ishte dashur t’ju ikin zhvillimet e fundit nga aktiviteti i Presidentes nëpër komuna. Faktet janë kokëforta dhe i rrëzojnë lehtë pretendimet. Presidentja ka qenë edhe në Dragash, i udhëhequr nga LDK-ja, ka qenë edhe në Ferizaj, i udhëhequr nga PDK-ja dhe ka qenë në Gjilan, i udhëhequr nga Vetëvendosje.  Pra, narrativa se Presidentja paska ‘zgjedhur njërin e ka injoruar të tjerët’, është e pavërtetë, tendencioze dhe e ndërtuar për konsum ditor, jo për interes publik. Përpjekja për ta paraqitur këtë si shkelje të paanshmërisë kushtetuese është abuzim me terminologjinë kushtetuese. Presidentja e Republikës nuk e humb paanshmërinë duke kryer detyrën e saj përfaqësuese dhe institucionale”, ka shkruar Kupina në Facebook. “…Në fund, problemi nuk është Presidentja. Problemi është frika nga një figurë që vepron mbi parti, mbi interesa të ngushta dhe mbi pazare politike”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Muharremi paraprakisht ka shkruar se  me vizitën e saj në Mitrovicë, Osmani po tregn se ka hise në fitoren e Faton Pecit atje.

“Sot na paska turpëruar Presidentja. Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë për ta uruar një kryetar, po nuk ka shkuar ta urojë askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakontë, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë. Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me uru në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?” ,  ka shkruar Muharremi. /21Media

Back to top button