Kritikohet gjuha e Kurtit e përdorur ndaj Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” kundër Vetëvendosjes. Akuzat e tilla të Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë të LVV-së të bëra në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, janë parë me shqetësim nga njohësit e sistemit të drejtësisë. Avokati, Ardian Bajraktari, tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i ndal sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të saj sepse, sic tha, në këtë formë minohet besimi i këtij institucioni në opinionin publik. Sipas tij, partia fituese duhet të gjejë zgjidhje për zhbllokimin e institucioneve.
‘’Një gjuhë e tillë nuk është që po ndodh për herë të parë nga LVV-ja. Sulmet e tilla ndaj institucioneve të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në vecanti duhet të ndalen sa ma parë sepse e minojnë besimin e publikut në këtë mekanizëm të rendësishëm. Këto sulme janë më shumë si pamjanja politike”, tha Bajraktari për rtv21
Kritrikat e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese u bënë pasi Gjykata vendosi masë të përkohshme duke pezulluar cdo veprim apo vendim të deputetëve të Kuvendit deri në publikimin e akgjykimit të plotë mbi një kërkesë të deputetëve të Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvevendit. Juristi nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional “Clard”, Anton Nrecaj, tha se masa e vendosur nga Gjykata Kushtetuese mbron nga shkeljet e tjera kushtetuese.
‘’Masa e përkohshme është nxjerrë që të mos merret asnjë veprim konkret sa i përket Kuvendit. Masa e përkohshme mes rreshtash nënkrupton se Kuvendi nuk është i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”, tha Nrecaj për rtv21
Sipas njohësve të sistemit të drejtësisë Gjykata Kushtetuese nuk duhet të shihet si adresë e vetme për zgjidhjen e të gjitha problemeve për formimin e institucioneve. Kërkojnë nga partia fituese e zgjedhjeve LVV-ja që të marrë përgjegjësinë që përmes konsensusit politik të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme duke e caktuar atë ex-officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve, përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë; Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025. /RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?