Kriza e veriut, Chollet vizitë në Kosovë
Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes, Derek Chollet, pritet ta vizitojë Kosovën ditëve në vijim.
Sipas klankosovës, kjo po konsiderohet të jetë një nga vizitat më të rëndësishme kohëve të fundit, që nga thellimi i tensioneve në veri të vendit.
Chollet, ish-këshilltar special në Departamentin e Shtetit Amerikan, është paraparë të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 korrik.
Bashkë me të, mendohet të vijë edhe një nga udhëheqësit më të lartë (numri dy) i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), emri i të cilit ende s’është bërë i njohur.