Kriza energjetike kërcënon edhe këtë dimër

Qytetarët në hall për zgjidhjen e ngrohjes
Kompania për Distribuim të Energjisë iu ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të gjejnë zgjidhje alternative për ngrohje gjatë dimrit, për të mos e shfrytëzuar energjinë elektrike. Por zyrtarë të KEDS-it nuk kishin përgjigje nëse thëngjilli mund të përdoret për ngrohje sivjet. Megjithatë çmimi i ulët i thëngjillit duket të jetë zgjidhje për një numër qytetarësh për ngrohjen gjatë dimirit, sado që shitja e tij është ende e palejuar. /21Media

Back to top button