Krizat, Hoti propozon masa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka propozuar sot që Komisioni për Buxhet të ftojë të mërkurën e ardhshme në raportim Bordin e Trustit, për t’u informuar për veprimet që po i ndërmerr Trusti në përballje me zhvillimet në tregjet financiare të ndikuara nga lufta në Ukrainë.
Hoti ka bërë të ditur se kryetari i Komisionit të është dakorduar që të ftohet edhe Banka Qendrore si institucion mbikëqyrës i Trustit.
Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti ka prezantuar masat që sipas tij, duhet ndërmarrë për shkak të krizës energjetike, çmimeve dhe pasojat sociale./21Media

Back to top button