Kroaci-Brazil, formacionet e mundshme

Nga ballafaqimi tejet interesant ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit sot do të mësohet gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Botës.
Kroatët do të kërkojnë që ta vazhdojnë ëndrrën e tyre pasi u kualifikua në këtë fazë duke e mposhtur Japoninë pas ekzekutimit të penalltive ku portieri Dominik Livakovic ishte heroi që priti tre penallti duke u bërë vetëm portieri i tretë në histori që arrin ta bëjë këtë.
Nga ana tjetër, Brazili që konsiderohet si njëri nga favoritët për ta fituar këtë kompeticion synon të vazhdojë tutje me çdo kusht dhe kualifikimi i tyre në tutje do të nënkuptonte që atje potencialisht të ballafaqoheshin me Argjentinën, gjiyhmonë nëse ata e eliminojnë Holandën.
Gabierl Jesus, Alex Telles dhe Alex Sandro janë mungesat në radhët e brazilianëve, kurse Sosa dhe Stanisic në radhët e kroatëve.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Petkovic, Perisic.
Brazili (4-2-3-1): Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Casemiro, Paqueta; Raphinha, Neymar, Vinicius Junior; Richarlison.

Back to top button