Kroacia dhe Maroku do të përballen për vendin e tretë në Botëror

Kroacia dhe Maroku do të ndeshen sot( e shtunë, 17 dhjetor)për vendin e tretë të Kupës së Botës në Katar.
Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin Khalifa International, me fillim nga ora 16:00.
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, shpreson se play-off për vendin e tretë të Kupës së Botës nuk do të jetë ndeshja e fundit në një turne të madh për kapitenin e tij, Luka Modric.
37 vjeçari nuk do të luajë në Kupën e Botës së ardhshme dhe mund të mos fillojë ndeshjen e së shtunës për medaljen e bronztë kundër Marokut.
Por, Dalic beson se mesfushori i Real Madrid mund të vazhdojë të luajë deri në Euro 2024 në Gjermani, edhe pse do të jetë thjesht vendimi i vetë Modric.
“Shpresoj që ai të jetë me ne. Mezi po e pres këtë dhe mendoj se është mjaft e sigurt që do të jetë, por Luka Modric do të vendosë personalisht se si ndihet. Duke ditur se si ndihet ai për futbollin dhe ekipin kombëtar të Kroacisë, jam shumë i sigurt se do ta bëjë, por është vetëm vendimi i tij”, tha ai./21Media

Back to top button