​Kroacia përshëndet rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka mirëpritur vendimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare,” ka shkruar Plenkoviq në rrjetin social X.

Zëvendësministri i Jashtëm Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se sot është miratuar opinioni i raportueses Dora Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit, ka theksuar Ahmeti.

Back to top button