KRU “Mitrovica” bën thirrje që uji të mos përdoret për pije deri në njoftim të radhës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se uji nga ky rrjet nuk është i pijëshem.

Sipas KRU “Mitrovica” në mbrëmje ka pasur një rënie të turbullueshmërisë, por se gjendja është rënduar sërish. Kjo ndërmarrje ka bërë të ditur se furnizimi me ujë është ndërprerë.

“Ju njoftojmë se niveli i turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc vazhdon të jetë mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt të ujit, për çka Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes nuk mund të operojnë. Edhe pse gjatë orëve të mbrëmjes është vërejtur një rënie e përkohshme e turbullshmërisë dhe janë bërë përpjekje për rifillimin e trajtimit të ujit, situata ka ndryshuar sërish dhe niveli i turbullshmërisë ka shënuar rritje, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procesit të trajtimit dhe shpërndarjes së ujit për konsum. Si pasojë, furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë, ndërsa uji që eventualisht mund të arrijë në rrjet NUK duhet të përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button