KRU “Mitrovica” ende në vështirësi pas sulmit në Ibër Lepenc, njofton për reduktime të ujit

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se si pasojë e sulmit në Ibër-Lepenc, është vështirësuar furnizimi i rregullt me ujë, duke u detyruar të aplikohen reduktime.

Kompania ka njoftuar për orarin e reduktimeve në disa zona të të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt do të ketë reduktime disaorëshe.

Ndonëse uji ende s’është i pijshëm, por vetëm për kushte higjiene, kompania rajonale i ka lutur konsumatorët ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale.

Në Vushtrri e Skenderaj, reduktimet në fshatra do të nisin nga ora 06:00 e mëngjesit, ndërsa në Mitrovicë nga ora 09:00.

“Orari i reduktimeve:
MITROVICË
Nga ora 09:00- 18:00
• Tuneli I Pare, Stan Trg, Rahove, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnice, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.
Nga ora 18:00 – 06:00
• Reduktime në qytet,
VUSHTRRI:
06:00-18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00–06:00 Reduktime në qytet,
SKËNDERAJ
06:00 – 18:00 Reduktime për fshatrat,
18:00 – 06:00 Reduktime në qytet, “, njofton KRU “Mitrovica”.

Derisa u ka bërë apel qytetarëe që të kursejnë ujin, e po ashtu mos ta përdorin atë për pije deri në njoftimin e IKSHPK-së./21Media

Back to top button