KRU “Mitrovica” nis shpërndarjen e ujit, me kapacitet të reduktuar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka nisur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar.
Kjo vjen pas një ditë ndërprerje me furnizim me ujë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.
Megjithatë, KRU “Mitrovica” ka lutur konsumatorët të kursejnë ujin që rrjeti të mbushet sa më shpejtë e që të gjithë të kenë qasje në ujë të pijes.
“Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive. Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes”, thuhet në njoftim./21Media