KRU “Prishtina”: ITU Shkabaj është jashtë funksionit – këto zona mbesin pa ujë

Pas reshjeve të dendura të shiut, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se disa zona do të mbesin pa ujë.
Sipas njoftimit thuhet se zonat që do të mbesin pa ujë janë, Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi, dhe lagjja Kalabria e Prishtinës.
Për shkak se ITU Shkabaj është jashtë funksionit.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë!
Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, çka e bën të pamundur procesin e trajtimit të ujit.
Si pasojë, pa furnizim me ujë mbesin këto zona:
Fushë Kosova
Drenasi
Obiliqi
Një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë
Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në disa zona të kryeqytetit.
Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues./21Media