KRU “Prishtina” nesër aksion të shkyçjes për borxhlinjtë e mëdhenj

KRU “Prishtina” njofton se nesër e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të zhvillojnë aksion me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe të mëdha, në Prishtinë.
“Ua kujtojmë që, Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit! Nisja me ekipe bëhet në orën 10:00 nga drejtoria e KRU ”Prishtina”.SH.A. Po ashtu në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim./21Media