KRU Prishtina njofton se disa zona të Obiliqit kanë mbetur pa ujë të pijshëm

KRU Prishtina ka njoftuar konsumatorët e Obiliqit, se ndërprerja e furnizimit me ujë është bërë për shkak të dëmtimit të një gypi nga kontraktorët privatë që e kanë dëmtuar dhe se kanë raportuar atë.
KRU Prishtina ka njoftuar edhe se, pa furnizim kanë mbetur një pjesë e qytetit të Obiliqit, fshati Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi.
Postimi:
NJOFTIM PËR KONSUMATORËT E OBILIQIT
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar atë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur:
një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B ),
fshati Plemetin,
fshatrat Prelluzhë dhe Hamidi.
Furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet pas sanimit të plotë të dëmit nga KRU” Prishtina”.
Kur të vjen uji në krojet tuaja mos e përdorni për pije deri në kthjellim.