KRU “Prishtina” publikon hartën e zonave të prekura me mangan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar hartën e zgjeruar të zonës së prekur me mangan në liqenin e Badocit.

Ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

Në njoftimin e lëshuar për media u tha se analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës.

Rritja e vlerave të manganit, IKSHPK apelon të mos përdoret për pije uji që vjen nga Badoci

Back to top button