Kruz: Vaksina do të shpërndahet në Ballkanin Perëndimor në të njëjtën kohë

 

 

 

Shpërndarja e vaksinave anti-Covid në Ballkanin Perëndimor do të bëhet në të njëjtën kohë. Kështu ka deklaruar kancelari federal i Austrisë, Sebastian Kurz, në një takim virtual me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Ndër të tjera ai ka dhënë mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Kurz tutje ka konfirmuar se Austria do të konsiderojë vazhdimin e marrëveshjes për kredi të butë me Kosovën, kryesisht për projekte për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza.

“Hoti me Kancelarin Kurz, bisedoi edhe për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri Hoti e njoftoi Kancelarin Kurz, me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social. Derisa po bisedonin për procesin e imunizimit dhe të vaksinimit kundër Covid-19, Kryeministri Hoti nga Kancelari Kurz mori konfirmimin se distribuimi i vaksinave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, do të bëhet në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftim.

Back to top button