Kryekuvendarja e Shqipërisë  e quan padrejtësi njerëzore mungesën e Thaçit në varrimin e babait

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka marrë fjalën në mbledhjen komemorative për nder të Haxhi Thaçit.

Spirpoali fjalën e saj e ka nisur duke iu drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se padrejtësisë politike e kombëtare të burgosjes së Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë sot i është shtuar edhe padrejtësia njerëzore dhe morale.

“Shumë i dashur Hashim që na mungon në këtë përcjellje të babait tënd, sepse padrejtësisë politike  e kombëtare të burgosjes tënde dhe luftarëve të tjerë sot iu shtua një padrejtësi njerëzore e morale”, ka thënë ajo.

Back to top button