Kryemadhi: Opozita, shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë në BE

Protesta e opozitës para Kuvendit

Teksa afrohej për t’iu bashkuar protestuesve tek sheshi para parlamentit, Monika Kryemadhi tha se është faktuar që kjo qeveri është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit.

Ajo shtoi se ky është shansi i fundit për të cuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm opozita. Drejtuesja e LSI pohoi gjithashtu se ky është shansi i fundit edhe për vetë PS që të mos mbetet peng i 10 vetave.

“Kjo qeveri është faktuar botërisht dhe pak nga pak po e kuptojnë dhe ndërkombëtarët që është një qeveri , e cila është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit. Mendoni çfarë do të ndodhte në çdo vend të Europës apo në Amerikë, një kongresmen, një senator, një ministër apo deputet, do të faktohej nga Gjykata dhe Prokuroria e vendit që krimi i organizuar, bandat, kriminelët kanë blerë vota në favor të tyre, tashmë kjo gjë ka marrë fund. Pavarësisht nga e gjithë situata që është krijuar, opozita është shumë e qartë për t’i dhënë Shqipërisë një shans të ri. Ky është shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Vetëm në këtë mënyrë, duke ofruar bashkëpunimin, duke marrë kosto politike si opozitë, duke marrë bashkëpunimin për të bërë rishikime të amendamenteve të ndryshe, qoftë në Kushtetutë, qoftë në çështjen e koncesioneve që janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.”, ka thënë Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha se Gramoz Ruci e anuloi seancën parlamentare pasi ka frikë./vizionplus

Back to top button