Kryeministri britanik: 2,052 shtetas afganë janë evakuuar
Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se forcat britanike kanë evakuuar 306 shtetas britanikë dhe 2,052 shtetas afganë deri më tani dhe 2,000 aplikime të tjera afgane janë përfunduar.
“Këta janë përkthyes, staf i angazhuar në vend dhe të tjerë që kanë rrezikuar jetën e tyre duke mbështetur përpjekjet tona ushtarake. Ne jemi krenarë që i sjellim këta afganë trima në brigjet tona”, tha Johnson.
Ai përsëriti planet e Mbretërisë së Bashkuar për të zhvendosur 5,000 afganë nën një skemë të re zhvendosjeje duke u fokusuar në më të prekurit, veçanërisht gratë dhe fëmijët me potencialin për të akomoduar deri në 20,000 në një afat të gjatë, shkruan CNN.
Johnson premtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë njerëz përsëri në Afganistan.
Ligjvënësit britanikë janë kthyer nga pushimet verore për të debatuar të mërkurën në Parlament në lidhje me afganët. Seanca pritet të zgjasë disa orë.