Kryeministri britanik: Armëpushimi duhet të respektohet
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka thënë se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit “duhet të respektohet”.
“Ky është një mundësi për të siguruar stabilitetin e shumëpritur në Lindjen e Mesme. Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe tani duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të punojë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme”, shkruan Starmer në X.
“Ky është mesazhi që po diskutoj me udhëheqës të tjerë në NATO sot”, shton Starmer, duke iu referuar samitit të NATO-s që po zhvillohet në Holandë, shkruan Euronews
Më herët gjatë ditës, Starmer tha se foli me emirin e Katarit në lidhje me sulmin iranian ndaj bazës amerikane.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas shkeljes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit.
Ai i tha gazetarëve se nuk është i lumtur me ata çka ka ndodhur në mes dy vendeve, por shtoi se Izraeli nuk duhet të ngutet vetëm për një raket që mund të ketë hedhur gabimisht Irani.