Kryeministri britanik gjobitet pasi s’vendosi rripin e sigurimit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak është gjobitur nga policia për mos vendosjen e rripit të sigurimit, teksa ishte në veturë.

Sunak ishte duke xhiruar një video për mediat sociale në kohën e shkeljes.

Policia e Lancashire e ka konfirmuar dënimin, duke thënë se ka ndjekur penalisht një burrë 42-vjeçar.

Sunaku kishte kërkuar më parë falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi”.

Kjo është gjoba e dytë që merr Sunak. Vitin e kaluar atij iu dha një dënim fiks si pjesë e skandalit “Partygate” së bashku me kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson, për pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm gjatë bllokimit./21Media

Back to top button