Kryeministri dëshmitar i një vepre fisnike në Junik

Dy familje i dhanë fund armiqësisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ishte dëshmitar i një vepre fisnike në Junik, ku dy familje i dhanë fund armiqësisë.

Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut. Këtë e bëri të ditur kryeministri Haradinaj përmes një postimi në facebook

“Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!”, shkroi Haradinaj në facebook./21Media

Back to top button