Kryeministri i Holandës sot në Shqipëri

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do ta vizitojë sot Shqipërinë. Kryeministri holandez do të takohet me të parin e Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.
Vizita e kryeministrit holandez në fokus ka integrimin e Shqipërisë. Vizitë kjo që vie në kuadër të një turi që do të zhvillojë Rutte në Ballkanin Perëndimor.
Pas takimit të dy kryeministrave do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët Rama-Rutte.
Agjenda e vizitës së kryeministrit të Holandës në Shqipëri:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Dëshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit
të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)
14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologje.

Back to top button