Kryeministri Kurti bën homazhe te busti i Kadri Zekës, në 40 vjetorin e vrasjes së tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, i ka përkujtuar ata sot në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.
Pas vizitës dhe homazheve në Dubovik të Deçanit, Kryeministri Kurti, me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, bën homazhe edhe në Prishtinë.
Ata vendosën kurorë me lule te busti i Kadri i Zekës në Prishtinë, para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës, ku ai punonte.
Kryeministri Kurti theksoi nderimin e pafund për këta tre heronj, të cilët u vranë më 17 janar 1982, në Shtutgart të Gjermanisë./21Media

Back to top button