Kryeministri Kurti sot pret në takim Escobarin dhe Donfried

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret sot në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Donfried dhe Escobar do të vizitojnë Kosovën në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor./21Media

Back to top button