Kryeministri maqedonas fton serish Kurti në Balkanin e Hapur
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në samitin e “Ballkanit të Hapur” duke iu uruar mirëseardhje fqinjëve në këtë nismë tha se kjo nismë është nismë për evropianizim të rajonit.
Ai deklaroi se shtetet e Ballaknit që kanë pranuar këtë nismë janë në bisedime për t’i hequr barrierat në mënyrë që të lehtësohet transportimi i mallrave përmes kamionëve.
Kryeministri maqedonas Kovaçevski duke thënë se Ballkani i Hapur është platformë që i duhet Rajonit, përmendi se sot samiti do të vazhdojë me njohjen e përbashkët të diplomave dhe titujve, duke shtuar se të lehtësohet procesi për t’u krijuar një treg i vetëm i punës.
“Do ta bëjmë këtë që paraqet një arsye që të rinjtë që qëndrojnë këtu mos të na ikin nëpër botë, sot hapim edhe një kapitull të ri në fushën e turrizim, Ballkanin e Hapur do ta promovojmë si një destinacion tërheqës turistik, botës do të duhet i ofrojmë detërat shumë të bukur falë Shqipërisë dhe liqebet e malet e Maqedonisë”,tha Kovaçevski
Ai paralajmëroi edhe bashkëpunim në fushën e kulturës duke shpresuar në rritjen e numrit të festivaleve.
Tutje Dimitar Kovaçevski tha se shpreson që më shumë serbë dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën në vitin 2002.
“Në këtë samit do të nënshkruhet po ashtu edhe marrëveshja për bashkëpunimin e administratave doganore që mundësojmë lëvizjen e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve, ky është europianizimi për të cilin flasim”, tha Kovaçevski
Ai shtoi se objektivi është që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së.
“Vendi i çdo shteti të Rajonit është në BE, ne rrugëtojmë në atë drejtim dhe së bashku të europianizohemi, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën kur ka përparim në një vend kjo është shtyrje për vendin tjetër.”, tha Dimitar Kovaçevski
Ai përmendi edhe luftën në Ukrainë duke thënë se paraqet një risk edhe për vendet e treta në rajon.
Kovaçevski porositi BE-në që anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Be është çështje strategjike.
“Vizioni ynë është të integrohemi në BE dhe këtë nuk e vë askush në dyshim”, tha ai dhe kërkoi që BE ta mbështet këtë nismë.
Ai në fund tha se ftesa për Kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur.
“Të nderuar miq nga Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kosova na u bashkangjiteni.” , Kovaçevski./21Media