Kryeministrja moldave kërkon më shumë ndihmë për refugjatët ukrainas

Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë meqenëse mijëra refugjatë po largohen nga vendi.
”Ne po shohim një krizë të jashtëzakonshme humanitare. Tashmë 230,000 njerëz kanë kaluar kufirin moldav nga Ukraina dhe rreth 120,000 kanë zgjedhur të qëndrojnë. 96,000 janë shtetas ukrainas”, ka thënë Gavrilita.
Sipas saj kjo shifër përbën 4% të të gjithë popullsisë së Moldavisë prej 2.6 milionë banorësh.
Ajo dënoi fuqishëm pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke shtuar se qeveria moldave po bënte çmos për të mbështetur refugjatët por kapaciteti i tyre ishte i kufizuar.
”Ne nuk do të kishim qenë në gjendje të përballonim këtë fluks masiv nëse nuk do të ishte për solidaritetin e jashtëzakonshëm të njerëzve. Të paktën tre të katërtat e refugjatëve janë duke qëndruar me familje. Shumë ukrainas kanë miq ose të afërm në Moldavi”, ka thënë ajo.
Ajo i kërkoi Bashkimit Evropian të krijojë korridore për të ndihmuar refugjatët të lëvizin drejt vendeve të tjera./21Media

Back to top button