Kryeprokurori bullgar në Shkup për t’i marrë mostrat e ADN-së për identifikimin e viktimave
Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev i shoqëruar nga hetues sot do të arrijë në Shkup për të dorëzuar personalisht kërkesë për ndihmë juridike në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Prokurorët bullgarë duhet të marrin profile të ADN-së nga të afërmit e të vdekurve në aksidentin e autobusit për t’i identifikuar viktimat.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sot prokuroria bullgare duhet të publikojë informacione të reja për tragjedinë. Ndërkohë vijojnë hetimet për aksidentin e rëndë të autobusit ku humbën jetën 45 persona në autostradën “Struma” në Bullgari.
Televizioni bullgar “Nova” raportoi se gjashtë hetues nga Shërbimi hetimor kombëtar dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale e Pernikut po punojnë në procedurën para-hetimore.
Zëdhënësja e kryeprokurores Sijka Mileva siguron se hetuesit bullgarë do t’i marrin dokumentet e nevojshme nga kolegët e tyre të Maqedonisë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ndërkohë, shtatë të mbijetuarit mbeten për trajtim në Pirogov. Gjendja e tyre është e qëndrueshme. Dy nga të mbijetuarit iu nënshtruan operacionit ditën e djeshme. Njëri prej tyre ka një djegie të thellë në të dyja duart. Autoritetet shëndetësore po konsiderojnë ata që janë të qëndrueshëm të shkojnë në shtëpi tek të afërmit e tyre./TV21