Kryeprokurori për gjendjen e 10 vjeçares në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën vajzë, 10-vjeçare.

Gjendja e 10 vjeçares është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

“Nga informatat e siguruara deri më tani bëhet e ditur se viktima – vajza tjetër e lenduar është nën kujdes mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë”, tha Kryeziu. /21Media

Back to top button