Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskutohet për funksionalizimin e trupave punuese

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të enjten nga ora 14:00.
Në rend dite do të jetë:
1. Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit,
2. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,
3. Të ndryshme.