Kryesia e Kuvendit më në fund me kuorum

Pas gjashtë dështimeve radhazi, Kryesia e Kuvendit më në fund ka arritur ta ketë kuorumin për mbajtjen e mbledhjes që të caktojë seancën e re plenare.
Përveç përgatitjeve për seancën e re, kryesia do të shqyrtojë një sërë projektligjesh dhe Propozimin e dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Përveç të tjerëve, i pranishëm në këtë mbledhje u pa të jetë edhe nënkryetari nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Back to top button