Kryesindikalistit të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës i pamundësohet hyrja në zyrë, paralajmëron veprime ligjore

LIVE UPDATE
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, Agron Maloku, tregoi se cilat do të jenë veprimet e tyre pas situatës së krijuar, ku dhe sot atij i është pamundësuar hyrja në zyrë.
“Unë si kryetari i shoqatës jam në dy vështirësi, dy qëllime më duhet t’i arrijë gjatë kësaj periudhe – të kthej ligjshmërinë përmes institucioneve kompetente, të ankimoj pasi i kam të gjitha përparësitë për rikthimin tim. E dyta nuk do të duhet të ndodhë, është një ndërhyrje direkte në sindikatë, e cila është e rregulluar dhe ligjërisht e çdo ndërhyrje konsiderohet si vepër penale”, tha ai.
Maloku tha se do të marrë pak kohë rikthimi, por premtoi se do të luftojnë e kontribuojnë për vendin e ligjshmërisë.
Kryesindikalistit të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës i pamundësohet hyrja në zyrë, paralajmëron veprime ligjore
Agron Malokut, kryetar i Shoqatës Sindikale të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, i është pamundësuar hyrja në zyrën e tij.
Ai thotë se kjo është ndërhyrje në veprimtarinë sindikale, andaj ka paralajmëruar veprime ligjore.
“Isha sot te zyra ime kur pashë që është ndrruar cilindri. Kjo mendoj se është shkelje ligjore të cilin e kemi iniciuar si rast dhe e para është shkelje sipas kodit penal ndërhyrja në veprimtarinë sindikale, konsiderohet si një vepër penale. E dyta është po ashtu se gjësendet dhe pajisjet kompjuterike kaluan pa dijeninë time në duart e një zyrtari tjetër – është shkelje që nuk do të doja, jo vetëm unë, por të mos ndodhë në asnjë institucion të Kosovës”, tha Maloku në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21.
Më 22 shtator, Shoqata Sindikale e Anëtarëve për Shërbim të Jashtëm ka protestuar para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ata ka thënë se protesta është organizuar si shkak i pakënaqësive që kanë ndaj menaxhmentit të kësaj ministrie.
Sipas tyre, në MPJD është instaluar një mënyrë e jashligjshme e sistemit “të frikësimit, shantazhimit dhe kërcënimit”./21Media

Back to top button