Kryetari i Dragashit i reagon Kurtit: Ende asnjë ndihmë e as përgjigje nga qeveria, për vërshimet

Në qërshor të viti të kaluar Dragashi u përfshi nga vërshimet të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në disa zona të qytetit.
Dhjetëra familje u përballen me përmbytje të shtëpive, prishje të orendive shtëpiake, objekteve të ndryshme biznesore, dhe dëmtim të rrugëve kryesore për qarkullim.
E për këtë një ditë pas vërshimeve kryeministri i Kosovës Albin Kurti kur vizitoi Dragashin pati thënë se se qeveria do t’u dalë në ndihmë qytetarëve, sapo të bëhet vlerësimi i dëmeve.
Me gjithatë sot reagoi ashpër kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini.
Ai në Facebook shpërndau postimin e 27 qershorit të kryeministrit Kurti, Xheladini u shpreh se komuna nuk ka pranuar asnjë ndihmë e asnjë përgjigje nga institucionet qendrore, lidhur me këtë fatkeqësi.
Ai thotë se qeverisja lokale me kohë ka realizuar vlerësimin e dëmeve, dhe është ende në pritje të një përgjigjeje nga qeveria.
“Ky është postimi i Kryeministrit Kurti një ditë pas vërshimeve në Dragash: “Deri sot, asnjë ndihmë dhe asnjë përgjigje. Si qeveri lokale, me kohë kemi realizuar vlerësimin financiar të dëmeve dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë kërkesat për mbulimin e këtyre dëmeve nga Qeveria e Kosovës”, shkroi ai.