Kryetari i Fushë Kosovës gjobitet me 4 mijë euro

Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës së Fushë Kosovës, konkretisht kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000 euro për kufizim të qasjes në dokumente publike.

Kështu ka deklaruar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Vlonjat Hasani.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se i ka dërguar kërkesë për qasje në dokumente publike për një konkurs në Arsim, por komuna nuk ia ka ofruar qasjen.

Sipas Hasanit Komuna e Fushë-Kosovës i prin listës së “komunave dembele duke mos bërë pothuajse asnjë punë për qytetarët, realizimin e investimeve kapitale e ka bërë vetëm 26%, ‘nepotizmi’ dhe punësimi në institucione publike ndodh vetëm nëse i ‘përmbushë egot politike të subjektit që e udhëheqë Komunën!’”

“ata vazhdojnë të shkelin ligje, të thyejnë rregulla e rregullore, e të mohojnë qasje në dokumentet publike për qytetarët…”.

“Krejt kjo për t’i pamundësuar opinionit informimin për punët e dyshimta dhe të dëmshme që ata i bëjnë…!!!

Agjencia për Informim dhe Privatësi, sot i ka shqiptuar gjobë Komunës, konkretisht Kryetarit Burim Berisha në vlerë prej 4.000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike për kërkesat që i kam drejtuar Komunës”, ka shkruar asamblisti Vlonjat Hasani.

Lidhur me këtë portali rtv21.tv ka provuar të kontaktoj me zyrën e Kryetari të Komunës së Fushë Kosovës, por që deri në publikimin  e këtij lajmi nuk kanë qenë të qashshëm./21Meda

Back to top button