Kryetari i gastronomeve: Jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë e policë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka bërë apel tek sistemi i drejtësisë që të mos lejojë njerëz me vepra kriminale të shëtitën të lirë e të ketë minimizim të rasteve si ajo çfarë ndodhi mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës.
Në një postim në Facebook, Kllokoqi ka thënë se janë vetë ata “kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër” për njerëzit që kanë problem me ligjin.
“Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?! Me ‘komandanta’ u rahatuam më në fund, se bonën pare, mangupat na mbetën në qafë edhe kësaj dite”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.
Kllokoqi tutje ka shkruar se prioritet i organeve të drejtësisë duhet të jetë ç’armatosja e “terminatorëve”./21Media