Kryetari i Gjilanit shkurton orarin e punës për një orë për ata që agjërojnë

Komuna e Gjilanit, ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.
Hyseni ka angazhuar drejtorit komunale që të mbajnë evidencë për zyrtarët publik për orarin e ri.
Sipas vendimit, orari i punës do të filloj nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.
Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më datën 20 prill që përkon me fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?