Kryetari i Obiliqit kalon në LDK

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga vetë Gashi përmes një postimi në Facebook, teksa ka njoftuar edhe përkrahjen e mbështetësve të LDK-së në garat e zgjedhjeve komunale në tri mandate.
“Një vendim i tillë, vjen pas konsultimeve dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm brenda strukturave tona dhe bashkimi në një parti si Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen si rezultat i përkrahjes së shumicës së elektoratit të kësaj partie për të tri (3) garat radhazi në zgjedhje lokale si dhe bazuar në parimin e besimit dhe vizionit të përbashkët për realizimin e projekteve madhore për qytetin e Obiliqit”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Xhafer Gashi i fitoi zgjedhjet në rundin e dytë./21Media

Back to top button