Kryetari i Rahovecit viziton të lënduarit
11 të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi
Kryetari i Komunës së Rahavecit, Smajl Latifi i ka vizituar qytetarët që u lënduan mbrëmë nga një shpërthim i bombolës së gazit në një lokal në Ratkoc të Rahovecit.
“Vizitova në Spitalin e Gjakovës të lënduarit nga shpërthimi në Ratkoc. Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe njëkohësisht u sigurova nga Drejtori i Spitalit, Ahmet Asllani se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?