Kryetari i Vitisë i hyn garës për deputet nga radhët e LDK-së

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka hyrë në garë për deputet në kuadër të Lidhjes Deomkratike të Kosovës.

Kështu njoftoi kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku pas tubimit në Viti.

“Sokol Haliti do të jetë pjesë e listës për deputet; sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK hyn me ekipin më të mirë të vet!Unë besoj në shtetin e Kosovës dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ky vend i bekuar me njerëz të shkëlqyeshëm ka! Dhe vizioni im nuk ka të bëjë vetëm me një Kosovë të suksesshme, por me qytetarë të suksesshëm në një Kosovë që ecë mbare!”, ka shkruar ndër tjerash Abdixhiku në Facebook./21Media

Back to top button