Kryetari i zgjedhur i Kushtetueses: Asnjë pushtet nuk është suprem, vetëm Kushtetuta është supreme

Kryetari i zgjedhur i Kushtetueses, Nexhmi Rexhepi ka pranuar detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gresa Caka-Nimani.
Rexhepi me të pranuar detyrën tha se ai beson që asnjë pushtet nuk është suprem dhe se supreme është vetëm Kushtetuta.
“Ai tutje tha se, “ne të gjithë ndajmë besimin e patundur se, në një demokraci kushtetuese, asnjë pushtet nuk është suprem – vetëm Kushtetuta është supreme. Andaj, roli dhe detyra e Gjykatës Kushtetuese është të mbrojë dhe të ruaj supremacinë e Kushtetutës”.
Në fund, ai falënderoi të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese “për besimin e dhënë për të qenë i pari në mesin e të barabartëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë, Caka-Nimani tha se mbrojtja e Kushteteutës është akti më i lartë patriotik i çdo qytetari.
“Në fjalën e saj, Kryetarja Caka – Nimani, pasi shtjelloi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese për mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe peshën dhe simbolikën historike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndër të tjera, theksoi që “Mbrojtja e kësaj Kushtetute, nuk është thjeshtë një detyrë. Mbrojtja e kësaj Kushtetute, është akti më i lartë i patriotizmit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të çdo shërbyesi publik, të çdo funksionari të lartë publik, e veçanërisht – i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.”, tha ndër të tjera ajo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?