Kryetari i PD-së në Kaçanik, Avni Tafili, aderon në NISMA

Kryetari i deritanishëm i PD-së dega në Kaçanik, Avni Tafili, iu bashkua sot partisë Nisma për Kosovën dega në Kaçanik.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nisna po forcohet dita ditës politikisht. “Agim Çaka kandidati për kryetar të Kaçanikut do të forcohet me shumë politikisht. Ne po bashkohemi për nevojen më të madhe për ndryshimet politike në Kosovë”, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, Avni Tafili, tha se po aderon në partinë Nisma për të ndjekur vlerat dhe njerëzit që ia kanë përkushtuar jetën e tyre lirisë së vendit.

“Do të jem në shërbime të plotë të qytetarëve për ta përmirësuar jetën e qytetarëve”, tha ai.

Kandidati për kryetar të Kaçanikut Agim Çaka, tha se ardhja e Avni Tafilit në partinë Nisma është një vlerë e madhe për partinë.

Ndërsa, duke folur për zgjedhje lokale dhe nacionale, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, deklaroi se janë në përgatitje për dy palë zgjedhjet.

Limaj tha se beson se vendi do të shkoj në zgjedhje nacionale brenda dy javët e ardhshme./21Media

Back to top button