Tahiri ngushëlloi familjen e Blerim Zhabarit

Ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit gazetari dhe udhëheqësi i zyrës së informimit në komunën e Vushtrrisë, Blerim Zhabari.
Me rastin e vdekjes së tij kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka shkruar një telegram ngushëllimi për familjen e të ndjerit.
”I pabesueshëm e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e hershme të Blerimit. Luftëtar i lirisë, gazetar e përgjegjës i Zyrës për Informim në Komunën e Vushtrrisë, në çdo rol ishte besnik e shembullor. E respektuar familje, pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, u takofshim në një vend më të mirë Blerim”, ka shkruar Xhaferi në facebook.
Varrimi i gazetarit Blerim Zhabarit do të bëhet në orën 17:00 në fshatin Novolan./21Media

Back to top button