Kryetarja e Preshevës kërkon shtyrjen e seancës së thirrur për shkarkimin e saj

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të Preshevës, Sami Salihut, ta shtyjë seancën e kuvendit komunal ku do të shqyrtohet shkarkimi i saj.
Arsyeja për shtyrjen e kësaj seance sipas Sinanit, është takimi që do ta mbajë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

“Duke qenë se si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë, në ora 8.00, nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time, njoftoj opinionin publik se së bashku me z.Munir Rexhepi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë”, ka shkruar Sinani në Facebook./21Media
Back to top button