Kryeziu: 80% e pakos së Ahtisarit është në favor të serbëve

Për të folur rreth vizitës së Lajçakut dhe Eskobarit në Kosovë, sonte në emisionin ”Click” ka qenë i ftuar ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.
Ky i fundit ka thënë se Evropa nuk ka bërë sa duhet për Kosovën përsa i përket aspektit politik.

Kryeziu ka deklaruar se secili ka pasur dilema rreth asociacionit, prandaj edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga e kishte dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Në lidhje me asociacionin, Kryeziu ka theksuar se serbët e shohin këtë proces si pushtet të tretë.

Në lidhje me ndihmën e tjerëve, Kryeziu e ka përmendur se 80% e pakos së Ahtisarit është në favor të serbëve.

Dje Kryeministri, Albin Kurti dhe Presidentja, Vjosa Osmani kanë realizuar takime të ndara me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, ku si temë kryesore ka qenë dialogu Kosovë-Serbi./21Media

Back to top button