Kryeziu dhe Pupovci përfunduan garat në EYOF Vuokatti 2022
Skitaret kosovare Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci kanë përfunduar sot garat në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj (EYOF) Vuokatti 2022.
Kryeziu dhe Pupovci garuan sot në disiplinën e sllallomit paralel. Të dyja u diskualifikuan në lëshimin e dytë. Në lëshimin e parë, Kiana ishte plus 2.80 sekonda prej vendit të parë, ndërsa Arba plus 4.31. Për të dyja garueset tona, ishte gara e fundit në “EYOF” Vuokatti 2022.
Sot prej orës 13:00 me kohën tonë lokale, garon Drin Kokaj në sllallom paralel./21Media