Kryeziu: Integrimi i serbëve duhet të bëhet me mënyra demokratike dhe jo policore

Pas dështimit të iniciativës për largimin e katër kryetarëve të komunave veriore përmes votës, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se ata kryetar kanë legalitet, por jo legjitimitet.

Sipas tij, mënyra më e mirë do të ishte dorëheqja e tyre dhe integrimi i serbëve të bëhet përmes metodave demokratike dhe jo policore.

“Ata kryetar kanë legalitet, por jo legjitimet. Rruga tjetër për tu përsëritur kjo procedurë duhet të kalojnë 12 muaj në bazë të ligjit mbi vetëqeverisje lokale. Kjo mënyrë që ka zgjedhur Qeveria ka qenë ligjore, por pa i arritur objektivat. Ka qenë një ekuacion politik i panjohur. Unë e kam ditur rezultatin për shkak të destruktivitetit të Vuçiqit. Integrimin e serbeve kemi nevojë të bëjmë përmes instrumenteve demokratike dhe jo policor. Integrimi demokratik bëhet që të vendosjes së kryetarëve serbë në komunat serbe. Po ashtu, në të ardhmen e afërt të krijohet asociacionit i cili është detyrim kombëtarë dhe ndërkombëtar. Qeveria në të ardhmen e afërt ta dërgojë draft-statutin në kushtetuese për interpretim”, tha Kryeziu për RTV21./RTV21/21Media

Back to top button